Lidhje

Paralajmërim i ri për rrezikun e terrorizmit - 2003-08-05


Zyrtarë të Departametit amerikan të Sigurisë Kombëtare kanë në plan të bëjnë një paralajmërim të ri ku tërheqin vemendjen se ekziston mundësia që në avionët e linjave të udhëtarëve të futen fshehurazi armë të maskuara si pajisje të vogla elektronike.

Sipas agjencive të lajmeve, zyrtarët thanë se në paralajmërim, i cili pritet të bëhet sot, kontrollorët dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë të aeroporteve këshillohen t'u kushtojnë vëmendje të veçantë pajisjeve të vogla elektronike që mund të ndryshohen dhe të përdoren si armë.

Zyrtarët thanë gjithashtu se ka të dhëna që tregojnë se rrjeti al-Kaida po përpiqet të përdorë për këtë qëllim aparate të thjeshta, si radiot dhe telefonët celularë.// lk //

XS
SM
MD
LG