Lidhje

Një valë e re e nxehtësisë godet Evropën - 2003-08-05


Evropa është goditur nga një valë e re nxehtësie, ndërkohë që njerëzit nuk janë të përgatitur.

Portugalia ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërsa që vazhdon puna për të shuar zjarret e pyjeve, në valën e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të mirë të Evropës. Nga zjarret kanë vdekur 11 persona dhe janë shkatërruar dhjetra shtëpi si dhe mijëra hektarë pyje gjatë dy javëve të kaluara. Ekspertët thonë se të nxehtit ende nuk ka rritur kulmin. Zyrtarët portugezë ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare në përpjekjet për të shuar zjarret e pyjeve

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Portugalia i ka kërkuar Natos të dërgojë 6 avionë kanadezë për hedhjen e ujit, së bashku me tre helikopterë dhe ekipet përkatëse, për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve.

Zjarre ka edhe në Francë, ku njerëzit nuk kanë shumë përvojë me zjarret e pyjeve. Refugjatët qendrojnë turma turma nëpër palestrat e shkollave.

Nga Spanja e deri në perëndim në Kroaci, edhe ishujt e vegjël në Adriatik vazhdojnë të digjen. Por të nxehtit nuk ka lidhje vetëm me pyjet. Në lartësinë e alpeve zvicerane, 70 alpinistë u shpëtuan nga rrëshqitjet e gurëve, përshkak se materiali i lashtë që i mban shkëmbenjtë të lidhur me malin, po shkrin.

Niveli i lumit të fuqishëm ”Po” në Itali ka rënë 7 metra nën normalin, një shifër rekord kjo. Kjo ka shkaktuar pengesa në transportin lumor dhe në digat e hidrocentraleve ndërsa rezervuarët e ujitjes janë tharë kudo.

Më në veri, në Moskë, shatërvanet janë bërë i vetmi vend ku takohen njerëzit. Në parqet zoologjike, për të mbajtur të ulta temeperaturat e kafshëve, arinjve u jepen fruta të ngira, majmunëve kos i ngrirë, ndërsa arinjve polarë borë artificiale.

Deri nga mesi i javës, temperaturat pritet të arrijnë në 38 gradë. Meteorologët kudo në Evropë thonë se nuk është fjala për një rast të izoluar, por për një prirje të re të këtyre viteve të fundit, prandaj evropianët duhet të mësohen me temperaturat tepër të larta. // lk //

XS
SM
MD
LG