Lidhje

Intervistë me portierin Brad Fridël - 2003-08-05


Brad Fridël është mjaft i njohur. Portieri veteran ka mbrojtur rrjetat e skuadrave të njohura, si të ekipit amerikan Columbus Crew, të kombëtares amerikane, skuadrës turke Galatasarai, skuadrës daneze Bronby, Liverpulit dhe se fundi ai luan me skuadrën angleze Blakburn Rovers.

Në vitin 1993, ndërsa studionte në universitetin e Kalifornisë, në Los Anxhelos, ai u nderua me trofenë Hermann, që u jepet lojtarëve më të mirë të vendit.

Skuadra me të cilën ai luan sot, Blackburn Rovers, fitoi në 2002-shin kupën, ndërsa këtë vit zuri vendin e gjashtë, duke u kualifikuar për në kupën UEFA. Zoti Fridël bëri edhe një krahasim midis ligës profesiniste të futbollit në Amerikë dhe kampionatit anglez.

"Konkurrenca në futbollin anglez është mjaft e vështirë. Për mendimin tim, futbolli këtu në Amerikë po bëhet çdo ditë edhe më i mirë dhe një ditë do të krahasohet me futbollin evropian,- thotë Fridël.

Brad Fridël është gjithashtu pjsëtar i kombëtares amerikane dhe portieri i dytë, më i miri në historinë e këtij ekipi. Loja e tij e mirë vitin që kaloi, ndihmoi ekipin amerikan të avanconte deri në çerek-finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni.

"Është krejt ndryshe kur luan për kampionatin botëror. Aty përfaqëson vendin tënd dhe është një nder shumë i madh,- thotë Fridëll.

Pas këtij sezoni, futbollisti 32 vjeçar po pushon dhe nuk po merr pjesë në lojërat e kombëtares amerikane për Kupën e Konfederatës apo Kupën e Artë. Ai thotë se ka nevojë për pushim, pasi për 11 vjet rrjesht nuk e ka bërë një gjë të tillë. Por si ndjehet ai?

Ndihem shumë mirë. Ndihem sikur jam përsëri 19 vjeçar, në formë dhe ky ishte një vendim i mirë që mora ,- thotë lojtari.

Brad Fridël dukej i freskët në ndeshjen e ekipit tij Blackburn Rovers kundër skuadrës së Uashingtonit, DC United që u zhvillua më 23 korrik këtu në Uashington. Ai e shpëtoi portën 5 herë në pjesën e parë, ndërkohë që skuadra e tij Rovers kryesonte 1-0. Në pjesën e dytë ai u zevëndësua, ndërkohë që DC United barazoi rezultain, gjë që e çoi ndeshjen në penallti. DC United fitoi me penallti 6-5.// lk //

XS
SM
MD
LG