Lidhje

Izraeli filloi procesin e lirimit të mbi 300 të burgosurve palestinezë - 2003-08-06


Izraeli filloi procesin e lirimit të mbi 300 të burgosurve palestinezë, në përpjekje për të çuar përpara planin e ri të paqes për Lindjen e Mesme.

Para se të liroheshin, të burgosurve iu kërkua të nënshkruanin dokumente, në të cilat thuhet se ata nuk do të ndërmarrin asnjë veprim të paligjshëm kundër Izraelit.

Autobusë izraelitë me të burgosur palestinezë filluan të merkurën në mëngjes të largohen nga burgjet dhe qendra të tjera policore. Të burgosurit u dërguan nëpër postblloqe midis Izraelit dhe zonave palestineze.

Zyrtarë palestinezë thonë se lirimi i 300 të burgosurve nuk është i mjaftueshëm. Ata kërkojnë amnesti për më shumë se 6 mijë palestinezët që mbahen nga Izraeli, përfshirë anëtarë të gruepve ekstremiste.

Shumica e të burgosurve që u liruan sot, mbaheshin pa ngritjen e akuzave kundër tyre ose po vuanin dënime me periudha të shkurtëra burgimi. Rreth 99 të burgosur të tjerë kriminelë do të lirohen gjatë ditëve të ardhshme.

Zyrtarë palestinezë thonë se mosmarrëveshja rreth lirimit të të burgosurve çoi në anullimin e bisedimeve që ishin planifikuar për të merkurën midis kryeministrit palestinez, Mahmud Abaz, dhe homologut të tij izraelit, Ariel Sharon. //xh//

XS
SM
MD
LG