Lidhje

Presidenti Bush autorizon dërgimin e një numri të vogël trupash në Liberi - 2003-08-06


Helikopterë amerikanë me një ekip të vogël ushtarësh në bord u ulën në kompleksin e ambasadës amerikane në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia.

Pentagoni tha se grupi prej 6 deri në 10 ushtarë do të shëbejë si forcë ndërlidhëse pranë paqeruajtësve afrikano-perëndimorë, duke ndihmuar në bashkërendimin e aspekteve të logjistikës në terren.

Ndërkohë, komandanti i forcës paqeruajtëse afrikano-perëndimore tha se ushtarët e tij do të do të kryejnë sot patrullimin e parë në kryeqytetin e rrenuar nga luftimet.

Në një zhvillim tjetër, avokatët që përfaqësojnë shtetin e Liberisë, i kanë kerkuar gjykatës së Hagës të ndërpresë procesin e ndjekjes penale të Presidentit Charles Taylor nën akuzat për krime lufte.

XS
SM
MD
LG