Lidhje

Shpërthimi në Xhakarta i ngjashëm me ato në Bali - 2003-08-06


Korrepondenti i gazetës Straits Times të Singaportit në Xhakarta, Derwin Pereria, thotë se grupi Jemaah Islamiyah, një organizatë terroriste e lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në kryeqytetin e Indonezisë.

Zoti Pereira tha se një person anonim i kishte thënë në telefon se sulmi ishte një “paralajmërim i përgjakshëm” ndaj qeverisë indoneziane.

Ai citoi personin të ketë thënë se presidentja indoneziane, Megawati Sukarnoputri, nuk duhet të marrë masa ndaj anëtarëve të grupit Jemaah Islamiyah në Indonezi.

Të paktën 10 persona vdiqën dhe 149 u plagosën si pasojë e shpërthimit të një makine bombë para hotelit amerikan Marriot në qendër të Xhakartës.

Policia ka shpërndarë një skicë të pronarit të fundit të njohur të makinës së përdorur në shpërthim, për të cilin tha se e shikon si të dyshuar të mundshëm.

Polcia tha gjithashtu se lënda plasëse ishte aktivizuar me anë të një telefoni celular.

Autoritetet thonë se mënyra dhe lëndët plasëse të përdorura në këtë shpërthim janë të ngjashme me ato të sulmeve të tetorit, në ishullin indonezian të Balit, që shkaktuan vdekjen e 202 vetave, shumica turistë të huaj.

XS
SM
MD
LG