Lidhje

Shvartzeneger kandidat për guvernator të Kalifornisë - 2003-08-07


Aktori me famë botërore, Arnold Shvartzeneger, thotë se do të paraqesë dokumentet për të vënë zyrtarisht kandidaturën për guvernator të Kalifornisë në zgjedhjet e 7 tetorit, të cilat mbahen për shkarkimin e guvernatorit të tanishëm demokrat, Gray Davis.

Zoti Shvartzeneger e bëri këtë njoftim gjatë një programi televiziv. Aktori i lindur në Austri tha se politikanët e Kalifornisë kanë dështuar në përpjekjet e tyre për t’i shërbyer popullit dhe shtoi se ai që ka dështuar me keq ishte zoti Davis. Më pas, zëvendës-guvernatori i Kalifornisë, demokrati Kruz Mustamante, shtoi emrin e tij në listën e kandidatëve për të zëvendësuar zotin Davis nëse votuesit vendosin ta shkarkojnë atë.//xh//

XS
SM
MD
LG