Lidhje

Dy filma te rinj në kinema këtë javë. - 2003-08-07


Tess Kolman dhe vajza e saj 15 vjeçare, Ana, nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra tjetrën. Ato kanë shije krejt të kundërta në veshje, modën e flokëve, apo muzikë. Një të enjte mbrëma, situata ndërmejt nënës dhe vajzës së arrin kulmin kur Ana beson se e jëma nuk e perkrah aspiratës e saj për muzikën, ndërsa mamaja nuk e kupton se përse vajza e saj nuk e pëlqen njeriun me të cilin Tess është gati të martohet. Por diçka e pabesueshme ndodh.

Gjthshka fillon të ndryshojë kur dy sheqerka kineze që kanë brenda mesazhe fati, në rrugë të paspjegueshme, bëjnë që botët e nënës dhe së bijës të ndryshojnë vendet.

E nesërmja, pra e premtja, sjell frikë kur nënë dhe bijë e kuptojnë se shpirti dhe mendja e tyre kanë pushtuar trupat e njëra-tjetrës. Pra Anna është futur në trupin e nënës së saj dhe Tess në trupin e vajzës. Pa patur rrugëdalje tjetër, veçse të jetojnë jetën e njëra tjetrës, ato fillojnë ta kuptojnë situatën e tyre dhe ta respektojnë njëra-tjetrën. Dasma bëhet të shtunën, pra të nesërmen, ndaj Tess dhe Anna kanë shumë pak kohë për të gjetur një rrugëdalje për tu kthyer në jetën normale. Filmi Freaky Friday ka dalë tashmë në kinema.

Për Kolin Farrel ky vit ka qënë mjaft i suksesshëm. Ai rikthehet përsëri sonte në ekranin gjigand me filmin SWAT. Farrel në rolin e Jim Street dhe Jeremi Reener, në rolin e Brian Gamble, janë ish pjestarë të forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë. Një situatë grabitje ka bërë që Street të kthehet në polic të thjeshtë duke pritur momentin që një ditë do të veshë përsëri uniformën e "SWAT", ndërsa Gamble e ka lënë punën duke mos e pranuar uljen në detyrë.

Por shpresa e policit Street bëhet realitet kur komandanti Dan Harrelson, luajtur nga Samule L Jackson, e rekruton atë mes 5 oficerëve më të përgatitur për krijimin e një grup të ri të taktikave dhe armëve speciale. Pas disa javësh përgatitje, skuadra e re dërgohet me mision kur një lord i drogës ofron 100 milion dollarë për atë që mundë ta nxjerrë nga burgu me çdo lloj mjeti. Ndërkohë që ata e shoqërojnë të arrestuarin për në Los Angeles, një bandë mercenarësh e armatosur mirë është në gjuetinë e 100 milionë dollarëve që ka premtuar mafiozi.

XS
SM
MD
LG