Lidhje

Presidenti i Liberisë, Charles Taylor,  thotë se do ta dorëzojë pushtetin të hënën - 2003-08-08


Në një intervisë me rrjetitn televiziv amerikan C-N-N mbrëmë, zoti Taylor tha se do të shkojë në mërgim në Nigeri pasi të japë dorëheqjen. Më parë, në një letër drejtuar parlamentit të Liberisë, zoti Taylor tha se një konspiracion ndërkombëtar po e pengon atë të qeverisë më gjatë, dhe shtoi se do t’ia dorëzojë pushtetin nën-presidentit, Moses Blah të hënën. Parlamenti i vendit, i mbledhur në një sesion të jashtëzakonshëm, e mbështeti njëzëri vendimin e Presidentit.

Zyrtarët e Afrikës së së Jugut thanë se Presidenti Thabo Mbeki, do të shkojë në Monrovi javën e arshëshme për të vëzhguar trasferimin e pushtetit.

Në intervistën me C-N-N-in, zoti Taylor kërkoi gjithashtu që akuzat për krime lufte kundër tij të tërhiqen. Ai tha se nuk është një person që i trembet drejtësisë.

Në muajin qershor, një gjykatë ndërkombëtare me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara e akuzoi zotin Taylor për krime lufte pasi kishte mbështetur kryengritësit gjatë luftës civile 10 vjeçare në Sierra Leone.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha dje se largimi i zotit Taylor nga Liberia nuk do ta lironte atë nga akuzat e ngritura nga gjykata.

Në intervistën me C-N-N-in, udhëheqësi liberian i bëri thirrje Presidentit Bush të bëjë diçka konstruktive për ta ndihmuar Liberinë, për të cilën zoti Taylor tha se është aleate e vjetër e Shteteve të Bashkuara në Afrikë.

Dje më herët, paqeruajtësit e Afrikës Perëndimore filluan të vendosen në kryeqytetin Monrovia, ndërsa mijra banorë kishin dalë për t’i përshëndetur ata.//ic//

XS
SM
MD
LG