Lidhje

Një robot që mban leksione - 2003-08-08


Roboti Gresa është 1,8 metra i gjatë dhe peshon 136 kilogramë. Me bukurinë e saj ajo fitoi zemrat e pjesmarrësve në konferencën e 18 kombëtare të Inteligjencës Artificiale, kur foli për veten e saj në një fjalim të përgatitur qysh më parë.

"Unë u projektova nga një ekip shkencëtarësh. Universiteti Karnexhi Mellon ndërtoi arkitekturën time të përgjithshme kompjuterike dhe mekanike, ndërsa Laboratori i Kërkimeve të Marinës projektoi programet që kuptojnë gjuhën e folur,"- thotë Gresa.

Ky robot është produkt i bashkëpunimit të shkencëtarëve në 5 laboratorë të ndryshëm kërkimorë, të cilët përfaqësojnë universitetet, qeverinë dhe industrinë private. Me programet e krijuara ata zgjidhën një sërë problemesh që lidhen me lëvizjet, të parët dhe të folurit e Gresës.

Bashkërenduesi i projektit, Reid Simmons, i Universitetit Karnexhi Mellon, thotë se Gresa filloi të marrë formë menjëherë, sapo ishin ndarë detyrat e secilit laborator.

"Ne harxhuam shumë kohë duke diskutuar për të, duke skicuar punën që do të bënim. Ne komunikonim me njëri-tjetrin me e-mail, takoheshim dhe programonim veprimet tona për të bërë të mundur integriminj e pjesëve të veçanta,"- thotë zoti Simmons.

Gresa u kthye në një vajzë-robot mjaft tërheqëse, me një fytyrë të projektuar në një ekran të sheshtë kompjuteri. Trupi i saj i gjatë nuk ka as krahë e as këmbë dhe ajo lëviz duke përdorur ndjesorët në nivelin e dyshemesë. Ajo ka të instaluar edhe një mikrofon, një mikrofon dhe një sintetizator zëri.

Vështirësia, thotë zoti Simmons, ishte që pjesët e veçanta të punonin si të ishin një e tërë.

"Për tri ditë e tri net me radhë ne i provuam të gjitha pjesët për të parë se cila punonte dhe cila jo. Më në fund, ne e lëshuam robotin, e vumë në lëvizje dhe Gresa filloi t’i kryente të gjitha veprimet vetë,"- thotë ai.

Gresa, e cila vazhdimisht buzëqesh dhe u shkel syrin njerëzve përreth, i kreu të gjitha detyrat mjaft mirë në konferencën e Edmontonit në Kanada, megjithëse zoti Simmons e pranon se në një rast ajo u soll vrazhdë, diçka që ishte paksa e papritur.

"Ajo ishte projektuar të priste në radhë për të marrë materialet e konferencës. Kurse në fakt ajo hyri pa radhë gjë që të pranishmëve iu duk mjaft komike, përveç njerëzve që e kishin projektuar, të cilët ngelën të shtangur. Jo sepse ishte një veprim i qëllimshëm, por ishte thjesht një difekt programimi, - thotë Simmons.

Pas kësaj, Gresa hyri në bisedë me njerëzit që e shikonin.

"Megjithatë,- thotë zoti Simmons, Gresës iu desh plot një orë për të kryer ato veprime që një njeriu normal i duhen vetëm 10 minuta. Shkencëtarët e kanë përmirësuar robotin që ajo të sillet më mirë në konferencën e Akapulkos."// lk //

XS
SM
MD
LG