Lidhje

Presidenti Bush: Në Irak është bërë përparim - 2003-08-08


Presidenti Bush tha se në Irak po bëhet përparim, por ai shprehu brengosje të thellë për vazhdimin e humbjeve në radhët e forcave amerikane në atë vend.

Presidenti zhvilloi bisedime në fermën e tij në Teksas, me Nënpresidentin Dik Çeni dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, mbi strategjinë ushtarake.

Presidenti Bush tha se Iraku është tani më i sigurt se më parë dhe se atje është bërë përparim i madh. Ai përmendi hapjen e bankave, përmirësimin e infrastrukturës irakiane dhe hapat e parë drejt krijimit të një qeverie demokratike.

Por Presidenti tha gjithashtu se mbetet shumë për t’u bërë dhe se është e pamundur të parashikohet se sa kohë trupat amerikane do të qendrojnë në Irak dhe sa do të kushtojë prania amerikane në atë vend.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara shprehin brengosje për vazhdimin e humbjeve në radhët e forcave amerikane në 100 ditët që nga përfundimi i operacioneve luftarake në shkallë të gjerë në Irak. Ai tha se trupat amerikane po marrin pjesë në atë që ai e cilësoi si pjesë qenësore e luftës kundër terrorit.

Nënpresidenti Çejni, Sekretari Rumsfeld, Këshilltarja e Presidentit për Cështje të Sigurisë kombëtare, Kondoliza Rajs, dhe shefi i shtatmadhorisë, Riçard Majers, ishin mes zyrtarëve te lartë amerikanë që morën pjesë në takimin me Presidentin.

Sekretari Ramsfeld kërkon ta transformojë ushtrinë amerikane në një forcë më të lehtë e më të shkathët, që mund të dislokohet me shpejtësi.// lk //

XS
SM
MD
LG