Lidhje

Paqeruajtësit përpiqen të marrin portin kryesor të Liberisë - 2003-08-08


Paqeruajtësit afrikano-perëndimorë në Liberi po përpiqen të hyjnë në portin e Monrovias, ku furnizimet humanitare janë nën kontrollin e kryengritësve.

Udhëheqësit e operacionit paqeruajtës duan që rebelët liberianë të hapin portin për të bërë të mundur shpërndarjen e ndihmës shumë të nevojshme ushqimore dhe mjekësore.

Dy agjenci ndihmash u lejuan sot në territorin e kontrolluar nga rebelët për herë të parë në disa javë me radhë. Luftimet prej dy muajsh brenda dhe përreth Monrovias e kanë shkatërruar qytetin, ku qindra mijëra njerëz të shpërngulur, jetojnë pa ujë të pijshëm, pa ushqime dhe pa kushte të përshtatshme sanitare.

Ka njoftime për luftime në pjesë të tjera të Liberisë. Po sot, kryengritësit thanë se forcat qeveritare ndërmorën një sulm në qytetin Arthington, rreth 20 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Monrovia.// lk //

XS
SM
MD
LG