Lidhje

Presidenti Bush: Liria po hedh rrënjë në Irak - 2003-08-09


Presidenti Bush thotë se forcat e koaliconit në Irak po zhvillojnë ofensivë kundër pjesëtarëve të qeverisë së mëparshme duke e bërë vendin më të sigurtë se kurrë më parë në 100 ditë, që kur ai deklaroi përfundimin e operacioneve kryesore luftarake.

”Liria po zë rrënjë në Irak, ndërkohë që njerëzit binden se regjimi i mëparshëm nuk do të kthehet më kurrë. 100 ditë nuk janë një kohë e mjaftueshme për të zhbërë trashëgiminë e tmerrshme të Sadam Huseinit. Na pret një punë e vështirë dhe e rrezikshme e cila kërkon kohë dhe durim”.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, zoti Bush tha se trupat amerikane po sekuestrojnë arsenale të tëra armësh, ndërkohë që po ndihmojnë në ngritjen e një ushtrie e force të re policore irakiane.

Ai thotë se vendi po bën gjithashtu përpara në rimëkëmbjen e ekonomisë, ndërsa bankat hapen përsëri e monedha e re e vendit pritet të dalë në qarkullim para fundit të vitit.

Zoti Bush thotë se këshilli kalimtar irakian prej 25 anëtarësh po përpilon një projekt-buxhet dhe së shpejti do të fillojë hartimin e një kushtetute të re.

Ai e lidhi përsëri ndërhyrjen në Irak me luftën në shkallë më të gjërë të administratës si tij kundër terrorizmit ndërkombëtar duke u shprehur se kjo ndërhyrje është tepër e rëdnësishme për paqen në rajon dhe sigurimin e Shteteve të Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG