Lidhje

Në Liberi, paqëruajtësit hynë në territorin e mbajtur nga rebelët - 2003-08-09


Zyrtarë amerikanë dhe afrikano-perëndimorë po u bëjnë trysni kryengritësve në Liberi që të hapin portet e vendit në mënyrë që furnizimet ushqimore tu dërgohen popullsisë civile, që po vdes nga urija.

Sot për herë të parë, paqëruajtësit e udhëhequr nga Nigeria hynë në territorin e mbajtur nga rebelët për bisedime me udhëheqësit e kryengritësve. Paqëruajtësit thanë se kanë nevojë të fusin nën kontroll qendrat e portit në Monrovia për të bërë të mundur lëvizjen e ndihmave humanitare. Rebelët kanë nguruar të dorëzojnë kontrollin e porteve deri sa presidenti Charles Taylor të japë dorëheqjen.

Ndërkaq, vazhdojnë luftimet në Buchanan dhe në bazën kryesore të zotit Taylor, Gbarnga në veri. Dëshmitarët në Buchanan thonë se dhjetra veta janë gjatë ditëv etë fundit.

//ze//

XS
SM
MD
LG