Lidhje

Evropë - vazhdojnë temperaturat e larta - 2003-08-09


Evropianët vazhdojnë të vuajnë për shkak temperaturave të larta rekord. Parashikuesit e motit thonë se të nxehtit përvëlues do të vazhdojë të paktën edhe për tri javët e ardhshme e ndoshta më gjatë.

Temperaturat në shumicën e zonave të prekura nga të nxehtit do t’i afrohen 40 gradë Celcius, ndërkohë që në disa qytete temperatura do të arrijë në 40 gradë.

Zyrtarët thonë se rreth 40 vetë kanë vdekur në Evropë për shkak të motit të nxehtë dhe zjarreve, që kanë përfshirë pyjet në disa zona të pjesës jugore të kontinentit. Zjarret kanë goditur më rëndë Portugalinë, ndërkohë që vazhdojnë edhe në Francë, Spanjë, Itali dhe Kroaci. //az//

XS
SM
MD
LG