Lidhje

Shqipëri: Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko refuzon ftesën e homologut malazez - 2003-08-09


Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko, njoftoi të shtunën se ka refuzuar ftesën e homologut të tij të Malit të Zi për të marrë pjesë në një takim mbi çështjet e sigurisë në rajon.

Ministri Majko shpjegoi se refuzimi i tij ka të bëjë me përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve serbo-malazeze për ta konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë në projekt-kushtetuten e tyre. Zoti Majko u shpreh se në këtë mënyrë ky dokument mund të kthehet në ”një kushtetutë konflitit” për shkak të pasojave që mund të sjellë për rajonin mitatimi i saj.

Sipas ministrit shqiptar përfshirja e Kosovës në hyrjen e kushtetutës së Unionit Serbi-Mali i Zi është në kundërshtim edhe me aktet ndërkombëtare në bazë të të cilave administrohet sot Kosova. //az//

XS
SM
MD
LG