Lidhje

Akte dhune për të dytën ditë me radhë në qytetin Basra në Irakun jugor - 2003-08-10


Trupat britanike u sulmuan sot në qytetin e Basrës në Irakun jugor, ndërkohë që protestuesit demonstruan për të dytën ditë me radhë kundër mungesave të elektricitetit dhe karburantit.

Njoftohet se një protestues u vra, ndërsa qindra të rinj bllokuan rrugët me goma makinash, që digjeshin.

Edhe një oficer sigurimi nga Nepali, që punonte për forcat e koalicionit, u vra në qendër të Basrës. Oficeri ishte punëtor me kontratë, që shpërndante postën, kur persona të armatosur hapën zjarr kundër makinës së tij. Komanda Qëndrore Amerikane nuk ka komentuar rreth vrasjeve.

Dje në Basra, disa mijëra protestues dogjën goma makinash dhe hodhën gurë kundër trupave britanike, të cilët përdorën plumbat e kauçukut për të shpërndarë protestuesit. Si pasojë, disa irakianë si dhe ushtarë britanikë u plagosën.

Sot gjetkë në Irak, njoftohet se 2 ushtarë amerikanë dhe një gazetar u plagosën nga një sulm me granadë në Universitetin e Bagdadit. Gjithashtu, zyrtarët amerikanë thanë se 2 ushtarë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në anë të rrugës afër Tikritit në veri, qyteti i lindjes së Sadam Huseinit.

//ze//

XS
SM
MD
LG