Lidhje

Kaliforni: demokratë me peshë bëjnë thirrje që të hidhet poshtë rivotimi për guvernator - 2003-08-10


Demokratë me peshë në Kaliforni po u bëjnë thirrje zgjedhësve që të kundërshtojnë rivotimin për guvernator të shtetit, ndërkohë që kandidatët republikanë filluar fushatën për këtë detyrë. Senatorja Dianne Feinstein nga Kalifornia tha sot për rrjetin televiziv NBC se rivotimi është negativ për shtetin.

Zonja Feinstein tha se guvernatori demokrat Gray Davis ka mundësi të mira që të fitojë rivotimit, i cili do të mbahet më 7 tetor. Ndërkaq, kandidati i njohur republikan, Bill Simon, tha se është i bindur që zoti Davis do të largohet nga detyra e guvernatorit.

Më shumë se 90 veta kanë vënë zyrtarisht kandidaturën për tu zgjedhur në postin e guvernatorit të Kalifornisë, duke përfshirë edhe artistin e Hollivudit, Arnold Shvarcenegër.

//ze//

XS
SM
MD
LG