Lidhje

Një studim: gra shtatzëna pranë rrënojave të Qendrës Botërore të Tregëtisë lindin bebe të vogla - 2003-08-10


Një studim i ri tregon se ndotja e ajrit nga shembja e kullave të Qendrës Botërore të Tregëtisë në Nju Jork më 11 shtator 2001 ka patur një ndikim tek gratë shtatëzëna dhe fëmijët e tyre të palindur.

Sipas studimit, një numër grash shtatzëna, të cilat u ekspozuan ndaj tymit dhe pluhurit të mbeturinave të Qendrës Botërore të Tregëtisë që digjeshin, kanë lindur bebe më të vogla se gratë e tjera që nuk ndodheshin aty pranë.

Doktoresha Gertrud Berkovic është autore e studimit në Shkollën e Mjekësisë Mali Sinai të Nju Jorkut. Gjatë 2 vjetëve të fundit ajo është marrë me studimin e efekteve afatshkurtëra e afatgjata të sulmeve tek gratë shtatëzëna. “Këto gra ishin më të prirura të kishin bebe me trup të vogël në periudha të caktuara të shtatzanisë krahasuar me një grup tjetër grash, që nuk ishin të pranishme në Manhatanin e Poshtëm kur ndodhën sulmet. Mund të ketë disa efekte afatgjata, si përsa i përket përmasave të trupit, ashtu, edhe përsa i përket ndoshta zhvillimit mendor”, thotë doktoresha.

Fillimisht, zyrtarë të shëndetësisë të qeverisë amerikane dhe ata të qytetit të Nju Jorkut janë shprehur se nuk ka arësye për t’u shqetësuar përsa i përket cilësisë së ajrit gjatë ditëve të para pas sulmeve në zonën përreth Kuotës Zero, megjithatë, po zhvillohen një numër studimesh afatgjata për vëzhgimin e shëndetit të atyre që u ekspozuan ndaj pluhurit dhe tymit në vendngjarje.

Doktoresha Berkovic beson se ndotja e ajrit ka qenë shkaku më i mundshëm i ndryshimit në peshën e bebeve të sapolindura. “Ekzistonte njëfarë nënvleftësimi i niveleve të ndotjes së ajrit, në veçanti në ditët e para pas sulmeve”.

Studimi i ri i publikuar në Revistën ”Journal of the American Medical Association” vëzhgoi nga afër 182 nëna, që ndodheshin pranë rrënojave në kohën që ishin shtatzëna. Rreth 15 prej këtyre grave, të cilat u ekspozuan ndaj lëndëve helmuese, që ndodheshin në rrënoja gjatë dhe pas sulmeve, lindën bebe më të vogla se duhej të lindnin normalisht. //az//

XS
SM
MD
LG