Lidhje

Natoja merr komandën e forcës paqeruajtëse në Afganistan - 2003-08-11


Në Afganistan, Natoja mori komandën e forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kabul. Ky është misioni i parë i aleancës jashtë Evropës që nga krijimi i saj 54 vjet mëç parë.

Aleanca e Atlantikut e mori komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurimin nga Gjermania dhe Holanda, të cilat e drejtuan operacionin paqeruajtës për 6 muaj.

Një nga çështjet e para përballë komandantëve të Natos është nëse ta zgjerojnë mandatin e paqeruajtësve jashtë zonës së Kabulit. Më shumë se 5 mijë trupa nga rreth 30 vende marrin aktualisht pjresë në operacionin për ruajtjen e sigurisë në Kabul dhe në zonën përeth.//xh//

XS
SM
MD
LG