Lidhje

Rritet ne Kakavijë lëvizja e shqiptarëvë drejtë Greqisë - 2003-08-11


Në pikën e Kakavijës në orët e para të mengjesit u shënuan radhë të gjata të emigratëve por më pas situata u normalizua. Lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë nisi sot të rritet në pikat kufitare të të dy vendeve,pas sinjaleve te shpeshta të dhëna prej administratës greke për radhë të gjata në kufij.Ne piken Kufitare të Kakavijës, disa qindra automjete dhe emigrantë u vune sot në një radhë kilometrike në anen greke që në orët e para të mëngjesit.Vetëm në mesdite lëvizja e shqiptarëvë drejt Greqisë është normalizuar.Zyrëtaët shqiptare te kufirit i thanë" Zerit të Amerikës "se-"Ndërsa ështe ulur ndjeshëm hyrja e emigrantëvë në tokën shqiptare ështe rritur sot levizja e shqiptarëvë drejt Greqisë".

Ndonese pala greke ka shtuar personelin dhe sherbimin ndaj emigrantëve, lëvizja bllokohet shpesh prej fluksit të rritur të shqiptarëvë dhe ndërprerjeve të pamotivuara te nëpunësve grekë.

Rreth 22 mijë emigrantë vlerësohet numri i përgjithshëm i shqiptarëvë të kthyer nga Greqia për këtë sezon veror,ndërsa nje vit më parë ky numër ishte ne rreth 130 mijë vetë.

Megjithësë policia shqiptare nuk po ndesh ketë vit një numër shume të madhe të kthimit ajo po iu bënë thirrje emigranteve që të mënjanojë dyndjen ne kufij.Fuqia përpunuese e pikës së Kakavijës është më më pak se 50000 emigrantë në ditë ,dhe një dyndje në kufij do te sillte probleme vecanerisht në lëvizjën e automjeteve.

Ndërkaq emigrantët e kthyer po i kërkojnë qeverisë shqiptare të mbajë premtimet per lehtësi ndaj tyre.Veçanërisht ata kanë nëvojë për shërbimët e legalizimit të dokumentave nga institucioneve shtetërore,dhe për marrjen e pasaportave të reja për jashte shtetit.

Në Komisariatet e rretheve jugore janë shenuar ditët e fundit kerkesa të shtuara te emigranteve për dokumentin e identitetit. Policitë vendore thonë se kanë shtuar personelin e shërbimit për të përballuar këto kërkesa. //ss//

XS
SM
MD
LG