Lidhje

Shpërthimi gjatë natës në Irak shkakton vdekjen e një ushtari amerikan. - 2003-08-11


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak thanë se një shpërthim gjatë natës në një qytet në verilindje të Bagdadit shkaktoi vdekjen e një ushtari amerikan dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Hollësitë ende nuk janë të qarta, por njoftohet se incidenti ndodhi të dielen vonë afër një rajoni policie në Bakuba, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, një oficer ushtarak amerikan në vendin e ngjarjes tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një një bombë.

Ndërkohë, njoftohet se një qetësi e tensionuar mbretëron të hënën në qytetin jugor të Basrës, pas dy ditë trazirash lidhur me mungesën e rrymës elektrike dhe të karburantit. Në këto trazira humbën jetën dy veta.

Një irakian dhe një roje nga Nepali u vranë të dielen në incidente të veçanta gjatë trazirave me dhunë, ndërkohë që trupat britanike u përpoqën të vinën gjendjen nën kontroll. Disa irakianë dhe ushtarë britanikë u plagosën gjatë trazirave të ditës së shtunë.

Në një zhvillim tjetër, kryeradministratori amerikan për Irakun, Paul Bremer, tha se islamistë të lidhur me rrjetin al-Kaida janë mes të dyshuarëve kryesorë për shpërthimin e javës së kaluar kundër ambasadës jordaneze në Bagdad, ku gjetën vdekjen të paktën 17 veta.//xh//

XS
SM
MD
LG