Lidhje

Çlirimi i Irakut - 2003-08-11


Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga përfundimi i operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë në Irak. Populli irakian është çliruar dhe vendi ka hyrë në rrugën drejt vetëqeverisjes dhe të paqes. Këshilli administrues i Irakut mblidhet rregullisht, ndërkohë që policia vendore po stërvitet. Qyetarë po rekrutohen nga ushtria, e cila nuk do ta frikësojë popullin, por do ta mbrojë atë. Presidenti George Bush tha se, gjendja në Irak po bëhet gjithënjë e më paqësore. ”Megjithatë, në disa zona, mbeturinat e dhunshme të regjimi të Sadam Huseinit, me të cilat janë bashkuar terroristë dhe kriminelë, po bëjnë përpjekjet e fundit për të frikësuar popullin irakian dhe për të minuar vendosmërinë e koalicionit tonë. Ata, ”tha presidenti Bush”, do të dështojnë”.

Koalicioni i udhëhequar nga Shtetet e Bashkuara po e ndjek armikun këmba këmbës. Djemtë e Sadamit, Uday dhe Qusay, nuk arritën t’i shpëtonin djetësisë, tha presidenti Bush, dhe të njëjtin fat do të kenë edhe anëtarët e tjerë të atij regjimi të urryer. ”Suksesi i një Iraku të lirë do t’u tregonte vendeve të tjera të atij rajoni se përparimi dhe dinjiteti kombëtar arrihen përmes qeverive gjithëpërfaqësuese dhe instuticioneve të lira. Ato nuk mund të arrihen nëpërmjet tiranisë, pakënaqësisë dhe mbështetjes për terroristë. Ndërkohë që liria zgjerohet dhe forcohet në Lindjen e Mesme, ka shumë më pak të ngjarë që ato shoqëri të mbështesin ideoligjitë e urrejtjes dhe të prodhojnë rekrutë për terror”.

Presidenti Bush ka thënë se krijimi i një Iraku të lirë dhe paqësor është qenësor për qendrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

”Ndërkohë që retë e frikës zhduken dhe irakianët fillojnë të besojnë se rregjimi i kaluar ka marrë fund përgjithmonë, bashkëpunimi në përpjekjet tona për të gjetur të vërtetën në Irak, do të rritet. Ne e dimë se Sadam Huseini ka prodhuar dhe zotëronte armë kimike e biologjike dhe se ai ka përdorur armë kimike. Ne e dimë këtë. Ai është përpjekur për vite të tëra të fshehë nga bota programet e armëve të tij të shkatërrimit në masë. Ne kemi atje ekipe hetuesish që po punojnë intensivisht për të zbuluar të vërtetën”.

Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë fjalën dhe do ta përfundojnë misionin e tyre në Irak. Pas shtypjes prej dekadash, populli irakian po merr në dorë frenat e vendit dhe të ardhmen e tij. *kh*

XS
SM
MD
LG