Lidhje

Vazhdon moti i nxehtë në Evropë, Italia thyen rekordin e vendosur para 250 vjetësh - 2003-08-11


Italia theu dje një rekord të vendosur para 250 vjetësh, ndërkohë që një valë e madhe të nxehti vazhdon të djegë Evropën. Temperaturat në Milano dhe në Torino i kaluan 41 Celsiut.

Ndërkohë, zyrtarët francezë thanë se u detyruan të zbusin rregullat e mjedisit në disa centrale të energjisë bërthamore, duke i lejuar ato të hidhnin ujë të ftohtë në lumenj me temperatura më të larta se zakonisht. Ata thanë se rrugëdalja tjetër do të ishte ndërprerja e detyrueshme e energjisë.

Zyrtarët në vende të tjera të Evropës po paralajmërojnë konsumatorët për ndërprerje të mundshme të telekomunikimit.

Vala e të nxehtit në Evropë ka shkaktuar gati 100 të vdekur gjatë muajit të fundit. Metereologët parashikojnë që kjo valë të vazhdojë gjatë gjithë javës.

//ze//

XS
SM
MD
LG