Lidhje

Presidenti Bush përshëndeti dorëheqjen e Charles Taylor - 2003-08-12


Presidenti Bush e bëri të qartë se mendon që një ditë e re ka lindur në Liberi. Ai tha se largimi i Charles Taylorit është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të mirë për popullin e këtij vendi afrikan të shkatërruar nga lufta.

“Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me popullin liberian dhe me komunitetin ndërkombëtar për të arritur një paqe të qëndrueshme pas më shumë se një dekadë trazirash dhe vuajtjesh, tha presidenti Bush.”

Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në Denver të shtetit Kolorado, presidenti Bush përshëndeti përpjekjet e udhëheqësve afrikanë, të cilët bënë ç’është e mundur për kauzën e paqes në Liberi, duke përfshirë presidentin e Nigerisë, Ganës, Afrikës së Jugut dhe Mozambikut.

Zoti Bush shtoi se udhëheqja e tyre do të jetë e nevojshme në javët dhe muajt e ardhshëm, ndërkohë që fillon procesi i krijimit të qeverisë së re. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë që të sigurohen ndihma për njerzit që kanë nevojë, por ai nuk la të kuptohej në se një dislokim i madh paqëruajtësish amerikanë mund të jetë në horizont.

//ze//

XS
SM
MD
LG