Lidhje

Izraeli paralajmëroi se përtëritja e dhunës do ta bëjë të pamundur arritjen e paqes me palestinezët - 2003-08-12


Izraeli paralajmëroi se përtëritja e dhunës do ta bëjë të pamundur arritjen e paqes me palestinezët, pasi sulmet e djeshme vetëvrasëse shkaktuan vdekjen e 2 izraelitëve.

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se shpërthimet tregojnë se Autoriteti Palestinez nuk ka arritur të ndalë sulmet e esktremsitëve kundër Izraelit.

Por sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se shpërthimet vetëvrasëse nuk do të lejohen të bllokojnë përpjekjet për zbatimin e planit të ri të paqes. Shpërthimet vetëvrasëse, të parat pas 5 javësh, shkelën një armëpushim të shpallur nga grupet ekstremiste islamike.

Ato u kryen ndërkohë që i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme mbrriti në rajon për takime me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë. Kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, i dënoi sulmet dhe ndërpreu turneun në rajonin e Gjirit Persik.

Shpërthimi i parë ndodhi në një kompleks dyqanesh në qytetin Rosh Hajin, në afërsi të Tel Avivit. Krahu i armatosur i lëvizjes Fatah të Jaser Arafatit mori përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Më pak se një orë më pas, një shpërthim vetëvrasës shkaktoi vdekjen e një kalimtari izraelit pranë vendbanimit hebraik Ariel në Bregun Perëndimor. Grupi ekstremist palestinez Hamas tha se autori i sulmit ishte anëtar i tij dhe se shpërthimet ishin kryer në shenjë hakmarrjeje për vradekjen e dy veprimtarëve të grupit, të cilit iushin mes 4 peronave që u vranë të premten gjatë një bastisjeje izraelite në qytetin Nablus.

//ze//

XS
SM
MD
LG