Lidhje

Liberi: priten diskutime për rihapjen e portit - 2003-08-12


Komandanti i forcave amerikane pranë bregdetit të Liberisë, gjeneral Thomas Turner, është përgatitur të fillojë diskutimet për rihapjen e portit në kryeqytetin Monrovia për dërgimin e ndihmave humanitare.

Pritet që gjenerali Turner të takohet me komandantin nigerian të paqeruajtësve afrikano-perëndimorë, ambasadorin amerikan në Monrovia dhe udhëheqësin e forcave kryengritëse që kontrollojnë portin.

Kryengritësit kishin premtuar se do të tërhiqeshin nga porti, pasi presidenti Charles Taylor të largohej nga vendi. Zoti Taylor u largua dje nga Liberia dhe shkoi në mërgim në Nigeri, pasi i dorëzoi pushtetin Nënpresidentit Moses Blah.// lk //

XS
SM
MD
LG