Lidhje

Administrata amerikane i bën thirrje Autoritetit Palestinez të marë masa kundër grupeve radikale - 2003-08-13


Administrata e presidentit Bush i bëri thirrje Autoritetit Palestinez që të marë masa kundër grupeve radikale, pas dy sulmeve të djeshme vetëvrasëse kundër izraelitëve. Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se shpërthimet nuk duhen lejuar të dëmtojnë përpjekjet për zbatimin e planit ndërkombëtar të paqes, ose Hartës Rrugore, në Lindjen e Mesme. Korrespondenti ynë, , njofton nga departamenti i shtetit. T A P E: TEXT: Diplomacia amerikane në Lindjen e Mesme është ndërlikuar jo vetëm nga sulmet e djeshme vetëvrasëse, por edhe nga ripërtëritja e akteve të dhunës përgjatë kufirit izraelito-libanez.

Por në një fjalim plot emocione, që mbajti në Washington para një audience studentësh izraelitë dhe palestinezë, sekretari i shtetit Powell tha se ai dhe administrata e presidentit Bush nuk do të ndalojnë kurrë punën për të zgjidhur konfliktin e Lindjes së Mesme.

Sekretari Powell i tha grupit të studentëve, i njohur si “Farat e Paqes”, se autorët e sulmeve vetëvrasëse po përpiqen të shkatërrojnë ëndrën e izraelitëve dhe të palestinezëve, por ata nuk dohet të lejohen të pengojnë zbatimin e hartës rrugore ndërkombëtare drejt një marrëveshje paqeje deri në fund të vitit 2005.

“Ne nuk mund të lejojmë që ky plan të braktiset. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën drejt paqes. Ne do të vazhdojmë të bëjnë ç’është e mundur, si nga pozitat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ashtu edhe nga pozitat e Grupit të Katërshes, për të cilin keni dëgjuar, Federata Ruse, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit e rajonit, udhëheqësit arabë, si dhe me kryeministrin Ariel Sharon dhe kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz dhe me të gjithë të tjerët, që janë të angazhuar për paqen, që të gjithë të bashkohemi dhe të vendosur të ecim përpara me planet e paqes. Ne nuk do të ndalemi nga bombat. Ne nuk do të ndalemi nga akte të tilla dhuna.”

Më vonë, si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Departamenti i Shtetit i dënuan sulmet vetëvrasëse, të parat e këtij lloji në 5 javë, duke përdorur fjalët më të ashpra. Zyrtarët amerikanë i bënë thirrje Autoritetit Palestinez që të marë masa kundër fraksioneve radikale përgjegjëse për aktet e terrorit.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Philip Reeker, tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për dhunën, që civilët izraelitë janë detyruar të durojnë. Ai shtoi se kjo është arsyeja se pse sulmet e djeshme tregojnë që një armëpushim i përkohshëm nga grupet ekstremistë nuk është i mjaftueshëm.

“Autoriteti Palestinez, siç kemi thënë edhe më parë, duhet të veprojë menjëherë për të asgjësuar aftësitë terroriste, aftësinë e këtyre organizatave terroriste, këtyre armiqve të paqes dhe rrjeteve, që kryejnë sulme të tilla. Autoriteti Palestinez duhet të punojë për parandalimin e çdo sulmi në të ardhmen. Siç kemi thënë edhe më parë dhe ashtu siç bëhet e qartë në hartën rrugore, të gjitha palët mbajnë përgjegjësi për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Por dhënia fund e akteve të terrorit duhet të jetë përparësia kryesore.”

Dy sulmet e djeshme vetëvrasëse, të cilët u kryen brënda 40 minutash, përkuan me një mision në rajon të të dërguarit të lartë të administratës së presidentit Bush, ndihmës-sekretarit të shtetit për çështjet e Lindjes së Afërme, William Burns, i cili zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë. Zoti Burns ka në plan të shkojë sot në Jordani për bisedime të tjera, këtë herë me zyrtarët jordanezë.

//ze//

XS
SM
MD
LG