Lidhje

Arkeologët thonë se kanë zbuluar në Jug të Shqipërisë rrënojat e qytetit - 2003-08-13


Specialistët shqiptarë të monumenteve thonë se kanë zbuluar në Jug të Shqipërisë rrënoja të qytetit të Hadrianopolit i cili i përket periudhdës romake, shekullit të II-të pas krishtit .

Gërmirmet në Teatrin e Sofratikës, rreth 12 km larg nga qyteti i Gjirokastrës të cilat kishin si synim mbrojtjen nga uji të tij , kanë nxjerrë në dritë objekte të reja arkeoogjike.

Një monedhë shumë e vjetër, pjesë të një muri rrethues dhe nje pjesë e një çatie të zbuluara gati në pesë metër thellësi i kanë çuar arkeologët në përfundimin se janë në hapat e zbulimit të një prej qendrave më të rëndesishme arkeologjike. Drejtori i Deges së Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, arkeologu Vladimir Qirjaqi thotë se fillimi i gërmirmeve pritet të pasohet nga një projekt ambicioz, i cili do të nxjerrë në dritë një nga qytetet më të rëndësishme te rajonit në periudhën romake.

Zoti Qiriaqi përmend më tej se do te ketë edhe vështirësi të cilat lidhen vecanërisht me zonën e cila përmbytet nga shtrati i lumit Drino, me problemet e pronësisë si dhe dhe me problemet e marëdhënieve ndërinstitucionale për vazhdimin gërmimeve. Atualisht punimet ne teatrin e Sofratikës dhe në vendet e sapozbuluara jane ndërprerë pasi pritet një këshillim i arkeologëve dhe fonde të reja nga Ministria shqiptare e Kulturës.

Pak kohë më parë po në këtë zonë është zbuluar një varr antik i cili u mor në mbrojtje nga Instituti shqiptar i Monumenteve të Kulturës. Disa zbulime të rëndësishme arkeologjike të kohëve të fundit në Qytetin antik të Butrintit dhe në qytezën e Finiqit në rrethin e Sarandës si dhe të rejat më të fundit arkeologjike nga gjirokastra po tërheqin vëmendjen e rretheve arkeologjike dhe studiuesve vendas dhe të huaj si dhe po shërbejnë për të rritur vlerat ekoturistike të rajonit. //ss//

XS
SM
MD
LG