Lidhje

British Airways pezullon fluturimet për në Arabinë Saudite - 2003-08-13


Shoqëria ajrore britanike British Airways pezulloi të gjitha fluturimet për në Arabinë Saudite për shkak të asaj që ajo e cilëson si shqetësim të shtuar rreth sigurisë në rajon.

Në një deklaratë të shoqërisë ajrore thuhet se fluturimet u ndërprenë sot pas diskutimeve me Departamentin britanik të Transportit.

Qeveria britanike tha se ka informacion të besueshëm rreth një kërcënimi ndaj aviacionit britanik në Arabinë Saudite.

Hollësitë rreth natyrës specifike të kërcënimit nuk janë bërë të ditura.

Shoqëria ajrore British Airways thotë se fluturimet do të pezullohen deri në një njoftim të dytë. Shoqëria ajrore britanike kryente katër fluturime në javë për në Riad dhe katër për në Xhedah.

Nuk është ende e qartë nëse pezullimi i fluturimeve ka lidhje me fushatën e kohëve të fundit të qeverisë saudite kundër ekstremistëve myslimanë që dyshohen se kanë lidhje me rrejtin terrorist al-Kaida.

//rd//

XS
SM
MD
LG