Lidhje

SHBA arreston 3 të dyshuar për kontrabandë armësh - 2003-08-13


Ndaj një tregtari britanik armësh, i akuzuar për futjen kontrabandë në Shtetet e Bashkuara një raketë tokë-ajër, u ngrit sot padi në një gjykatë amerikane, e cila dha urdhër që ai të mbahet pa të drejtën e lirimit me kusht.

Një gjykatës federal në qytetin Njuark të shtetit Nju Xherzi dha urdhër që tregtari i armëve, Hemant Lakhani, të mbahet deri të hënën pa të drejtën e lirimit me kusht deri të hënën.

Prokurori Christopher Christie u tha gazetarëve se zoti Lakhani besonte se raketa do të përdorej për të rrëzuar një avion amerikan udhëtarësh.

Prokurori tha se tregtari i armëve e kishte blerë raketën nga një agjent rus që ishte paraqitur si tregtar armësh dhe më pas ua shiti armën agjentëve amerikanë të paraqitur si terroristë.

Prokurori theksoi se të dhëna të regjistruara në kasetë nga takimet para blerjes së raketës tregojnë se i pandehuri i ishte referuar Osama bin Ladenit në mënyrë të përsëritur si hero.

I pandehuri Lakhani dhe dy bashkëpunëtorë të tij u arrestuan dje në qytetet Nju Jork dhe Njuark, pas një procesi hetimor amerikan 18 mujor me ndihmën e shërbimeve ruse dhe britanike të zbulimit.

Gjykata urdhëroi që edhe njëri nga dy të pandehurit e tjetë, i identifikuar si Muinudin Ahmed Hamid, të mbahet deri më 20 gusht, pa të drejtën e lirmit me kusht. Ai është akuzuar për pjesëmarrje në një operacion të paligjshëm për trasnferimin e parave. I pandehuri i tretë, Jehuda Abraham, u paraqit sot vonë në një gjykatë të Nju Jorkut.

//rd//

XS
SM
MD
LG