Lidhje

Izraeli vret ekstremistin palestinez, Xhihadi Islamik kërkon hakmarrje - 2003-08-14


Një grup ekstremist palestinez është zotuar të hakmerret për vrasjen e një prej anëtarëve të tij të lartë nga trupat izraelite në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.

Vrasja sot e anëtarit të grupit Xhihadi Islamik, Muhamed Sidër, gjatë një përpjekje me armë me forcat izraelite, ka vënë përsëri në provë armëpushimin e brishtë të shpallur para 6 javësh nga disa grupe ekstremiste palestineze.

Në përpjekje për të siguruar vazhdimin e bisedimeve të paqes, shefat e sigurisë së të dyja palëve do të takohen sonte.

Njoftohet se dhuna e sotme filloi kur ushtarë izraelitë rrethuan një ndërtesë në Hebron. Të shtënat shpërthyen pas hedhjes së një granada kundër trupave nga persona brenda ndërtesës. Ushtarët izraelitë u përgjigjën duke qëlluar me raketë ndërtesën, e cila u dëmtua rëndë.

Trupi i Muhamed Sadrit u nxorr nga rrënojat e ndërtesës para se buldozerë izraelitë të shëmbinin krejt ndërtesën.

Izraeli thotë se zoti Sidër dyshohej se kishte kryer një numër sulmesh kundër izraelitëve, përfshirë një pritë në muajin nëntor në Hebron, në të cilën u vranë 12 ushtarë dhe anëtarë të forcave izraelite të sigurimit. Vrasja javën e kaluar e dy ekstremistëve të grupit Hamas nga forcat izraelite çoi në kryerjen e dy shpërthimeve të veçanta vetëvrasëse palestineze ditën e martë. Në këto dy sulme u vranë dy izraelitë.

//rd//

XS
SM
MD
LG