Lidhje

3mijë të vdekur nga të nxehtit në Francë - 2003-08-14


Ministria franceze e shëndetësisë thotë se deri në 3 mijë veta kanë gjetur vdekjen në këtë vend nga shkaqe që lidhen me temperaturat e larta të dy javëve të fundit.

Zyrtarë të shëndetësisë e cilësuan si epidemi valën e të nxehtit që përfshiu Francën dhe një pjesë të mirë të Evropës këto javët e fundit. Kritikët kanë akuzuar qeverinë franceze se ka bërë sa duhet për lehtësuar gjendjen.

Dje, kryeministri francez u kërkoi zyrtarëve të Parisit të fillojnë një program për të ndihmuar spitalet të përballojnë numrin e madh të njerëzve që shtrohen aty për shkak të problemeve që lidhen me vapën.

//rd//

XS
SM
MD
LG