Lidhje

Të reja kulturore - 2003-08-14


Pulsi i të rinjëve ishte i lartë gjatë ceremonisë së çmimeve Teen Choice të drejtuara nga David Spade. Këto janë çmimet më të pëlqyera në Hollivud me yje si Ashton Kucher, Adam Sandler, Keanu Reeves dhe Hillary Duff. Të rinjtë morrën pjesë duke votuar përmes kompjuterit për yjet e tyre më të pëlqyer. Filmi The Matrix Reloaded u votua si filmi dramatik më i mirë dhe Ashton Kucher mori çmimin e aktorit më të mirë komik për serialin televiziv That 70’s Show. **************************** Këngëtari Robbie Williams filloi turneun evropian në të madh deri tani, ndërsa 125 mijë admirues e shoqëruan atë në Knebwork të Britanisë. I planifikuar fillimisht vetëm për dy netë, koncerti i Williams u shit në një kohë rekord, 5 orë duke bërë të shtyej edhe një ditë tjetër. Fundjava tërhoqi më tepër se një milion admirues në turneun e tij evropian.

**************************** Grupi Rolling Stones tërhoqi një turmë prej gati gjysëm milion admiruesit në një koncert për fonde kundër SARSit në Toronto të Kanadasë. Spektatorët qëndruan për disa orë rrjesht në vapën e nxehtë, ndërkohë që bashkë me Rolling Stones këndonte dhe grupi AC/DC në përpjekje për ti dhënë zemër qytetit kanadez të goditur ekonomikisht.

Organizatorët thanë se koncerti ishte më fitimprurësi i këtij lloji në Amerikën e Veriut.

Qëllimi i koncertit ishte të sillte një frymë të re në jetën e Torontos, si dhe të falenderoheshin punonjësit e shëndetësisë që ndihmuan në ndalimin e virusit SARS.

"Nuk mendoj se ka patur ndonjëherë një turmë kaq të madhe njerëzish në një koncert, të paktën nga ekperienca jonë, pra është diçka e mrekullueshme" tha kengetari. //rd//

XS
SM
MD
LG