Lidhje

Zhivkoviç: Ngjarja në Gorazhdec e bën të pamundur dialogun Beograd-Prishtinë - 2003-08-15


Gjatë vizitës së tij të parë në Beograd, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë serbë e malazez, shefi i ri i UNMIK-ut, Hari Holkeri, tha se bashkësia ndërkombëtare dhe ai do të bejnë ç’është e mundur që autorët në fashtin Gorazhdec të Pejës të nxirren para drejtësisë. Zoti Holkeri tha se nuk do të lejojë ngritjen e pushtetit paralel në Kosovë, do të respektohet plotësisht rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe se do të punojë për forcimin e drejtësisë dhe të institucioneve demokratike. Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç, tha pas bisedimeve me zotin Holkeri se vrasja e të rinjëve serb në Gorazhdec e ka bërë të pamundur fillimin në këtë periudhë të dialogut midis Beogradit e Prishtinës. Ai u tha gazetarëve se Beogradi ka qenë i gatshëm për fillimin e bisedimeve që nga dhjetori i vitit 2000.

Zoti Zhivkoviç tha se zëvendës-kryeministri, Nebojsha Çoviç, i ngarkuar për Kosovën, të hënën do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi gjendjen në Kosovë. Ai do ta bëjë të qartë qëndrimin e qeverisë serbe se deri tani forcat ndërkombëtare në Kosovë nuk kanë bërë sa duhet. Kryeministri serb vuri në dukje se emërimi i një figure serioze në postin e shefit të UNMIK-ut, siç është Hari Hollkerit, nënkupton ndryshimin e politikës së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës.

//rd//

XS
SM
MD
LG