Lidhje

Mbështetjes për Hezbollahun duhet t’i jepet fund - 2003-08-15


Më 9 gusht, 16 vjeçari Haviv Dadon u vra në afërsi të shtëpisë së tij në Shlomi të Izraelit nga një bombë e hedhur nga terroristët e grupit Hezbollah të Libanit. Të paktën katër civilë, përfshi një grua dhe djali i saj nëntë vjeçar u plagosën. Disa orë në vonë, avionët izraelitë sulmuan pozicionet teroriste të Hezbollahut në Libanin Jugor.

Grupi Hezbollah ka vazhduar të bombardojë postat kufitare izraelite që nga 8 gushti, duke goditur një kopësht fëmijësh dhe një treg. Përgjegjësinë për sulmet e mban grupi Hezbollah dhe mbështetësit e tij, Irani, Libani dhe Siria.

I formuar në vitin 1982, Hezbollahu është një grup radikal terrorist i myslimanëve shiitë. Frymëzimin e ai e merr nga Ayatollah Khomeini dhe regjimi radikal mysliman që ai themeloi në Iran. Qëllimi i grupi Hezbollah është eliminimi i shtetit të Izraelit dhe themelimi i një regjimi islamik klerikal në Liban.

Grupi Hezbollah merr sasi të mëdha parash, armësh, lëndësh shpërthyese dhe ndihma të tjera nga Irani. Siria e lejon Iranin të mbështesë grupin Hezbollah në Liban përmes Damaskut. Ajo i jep gjithashtu mbështetje politike dhe diplomatike.

Libani ka lejuar për një kohë të gjatë grupin Hezbollah dhe grupe të tjera si ai palestinez Xhihadi Islamik, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe Hamas të veprojnë nga territori libanez. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Philip Reeker tha se kësaj duhet ti jepet fund:

“Ne do të vazhdojmë tu bëjmë thirrje udhëheqësve sirianë dhe libanezë, tu kujtojmë atyre se në rajon ka një dinamikë të re strategjike dhe se ka ardhur koha që ata të ndalin ndihmat për operacionet terroriste të grupit Hezbollah. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë ti bëjë thirrje Libanit të dislokojë forcat e armatosura për të marrë nën kontroll rajonin e kufirit jugor të Libanit që mbahet nga grupi Hezbollah ashtu siç kërkohet nga rezoluta 14-96 e Këshillit të Sigurimit”, tha zoti Reeker.

Në vitin 1983, terroristët e grupit Hezbollah në Beirut bombarduan ambasadën amerikane dhe kazerma të marinës amerikane, ndërsa më 1984, aneksin e ambasadës amerikane. Ata rrëmbyen një avion dhe vranë një pasagjer amerikan në vitin 1985. Grupi ka bombarduar ambasada, ka rrëmbyer turistë perëndimoër në Liban dhe ka vrarë burra, gra dhe fëmijë në Izrael dhe Argjentinë.

Presidenti Bush ka një mesazh për shtetet që financojnë grupin Hezbollah. “Siria dhe Irani, është shprehur ai, vazhdojnë të strehojnë terroristët. Kjo sjellje është totalisht e papranueshme dhe shtetet që mbëshetesin terrorin do të nxirren para drejtësisë”.//ii

XS
SM
MD
LG