Lidhje

Varrosen dy pjestarët e komunitetit serb, të vrarë të mërkurën  13/8/03 në Kosovën perëndimore - 2003-08-15


Në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës në Kosovën perëndimore, u mbajtën ceremonitë e varrimit të dy pjestarëve të komunitetit serb, të vrarë në një incident të armatosur ditën e mërkurë, në afërsi të këtij fshati. Në ceremoni morrën pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, dhe zëvendësi i tij Nebojsha Coviq, të cilët erdhën nga Beogradi me aeroplan të posacëm, menjëherë pas takimit që zhvilluan atje, me shefin e ri të Misionit të Kombeve të Bashkuara, Harri Holkeri. Ky i fundit citohet të ketë thënë se “nuk do të lejojë të ndikohet nga askush në punën e tij në Kosovë dhe nuk do të tolerojë pushtete paralele”. Zoti Holkeri ka përsrëitur përkushtimin e tij të shprehur edhe gjatë vizitës në Prishtinë, se ndër dertyrat kryesore të tij, është vendosja e sundimit të ligjit, ndërsa vrasja e së mërkurës, vetëm sa ka shtuar vendosmërinë për përmbushjen e këtyre detyrave.

Mjetet serbe të informimit, citojnë ndërkaq kryeministrin e Serbisë, Zoran Zhivkoviq, të ketë thënë se tash nuk është koha e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pas vrasjes së dy të rinjëve serbë në fshatin Gorazhdec. Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, e para vizitë e një zyrtari të lartë serb pas luftës, zoti Zhivkoviq ka deklaruar se nga Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe forcat paqëruajtëse, është kërkuar shtimi i masave të sigurisë përreth zonave ku jetojnë pjestarët e komunitetit serb. Kryeministri serb ka theksuar se i kupton drejt kritikat e bashkëkmbësve të tij në Kosovë, se as qeveria e Serbisë, nuk ka bërë sa duhet për ta. Ai tha se kërkesat për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe do të paraqisnin vetëm një krekosje të panevojshme, meqë po të ktheheshin, ata do të përballeshin me siq është shprehur ai, “terroristët e armatosur shqitarë”. Ai tha se “para pesë gjashtë vjetësh është bërë një përpjekje që me luftë të zgjidhen problemet ndëretnike në Kosovë dhe të gjithë e dinë se si ka kaluar ajo përpjekje, para së gjithash, më së keqi për vetë serbët”. Kryeministri serb tha se ditën e hënë, zëvendësi I tij, Nebojsha Coviq, do të paraqesë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pikëpamjet e Qeverisë serbe për gjendjen në Kosovë dhe siq thuhet, faktin se prania ndërkombëtare ka bërë shumë pak për të siguruar pjestarët e komunitetit serb. Zëvendëskryeminsitri serb Nebosja Coviq ka akuzuar ndërkaq siq thuhet ekstremistët shqiptarë për vrasjen e së mërkurës. Mirëpo, autorietet në Kosovë kanë kërkuar që të mos nxitohet, sepse siq është shprehur, Kryetari i Parlamentit Nexhat Daci, fjalën e fundit duhet ta thonë organet e drejtësisë. “Para se të zbulohen kryesit e veprave, nje I painformuar mirë, siq jam unë, për atë arst do të mund ta akuzoja palën tjetër që ngritë aktpadi. Në demokraci dujet t’u lihet institucioneve të drejtësisë dhe policisë. Ne kemi këkruar prej presidentit, qeverisë dhe parlamentit që të zbardhen rastet. Prandaj Këshilli i Sigurimit, nuk do të bjerë në gracka, bile unë dyshoj që mund të ketë një takim serioz. Mund të ketë ndonjë deklaratë e rastësishme”, tha zoti Daci

Nderkohë, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova u ka dërguar telegrame ngushellimi familjeve te te vrarëve. Ai ka theksuar në telegrame se vrasja është dënuar fuqishëm dhe se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithë c’ështe e mundur për ndriqimin e vrasjes dhe vënien e autorëve përa drejtësië.

Edhe gjatë ditës së sotme në disa zona të banuara me pjestarë të komunitetit serb, vazhduan protestat ndaj kësaj vrasjeje, ndonëse ende nuk është bërë e ditur asnjë hollësi rreth këtij incidenti që është dënuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendore.

Zyrtarët e policisë së Kombeve të Bashkuara, thanë sot ndërkaq se, edhe më tej mbetet e paqartë, se kush qëndron prapa shpërthimeve të mbrëmshme në pjesën veriore të Mitrovicës, në një zonë të banuar me shumcië shqiptare. Shpëerthimet të cilat pasuan protestat e pjestarëve të komunitetit serb, kanë kaluar pa pasoja në njerëz. /al/

XS
SM
MD
LG