Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje kongresit të miratojë ligjin mbi mbrojtjen e pyjeve - 2003-08-16


Presidenti Bush i bëri thirrje kongresit që të miratojë ligjin, për të cilin ai thotë se do të ndihmojë në parandalimin e zjarreve katastrofike të pyjeve, që shkatërrojnë qindra mijëra hektarë pyje çdo vit. Ky ligj do ta bënte më të lehtë për kompanitë e drurit që të prisnin pemët dhe të pastronin zonat, që shkaktojnë zjarre.

Presidenti tha se masat e mara nga specialistët do të pakësonin rrezikun e zjarreve, që përhapen me shpejtësi. Kritikët thonë se ligji i ri është thjeshtë një mënyrë për kompanitë e drurit që të vënë dorë më me lehtësi në pyjet e vendit.

Presidenti Bush i bëri thirrje kongresit gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio. Ai u zotua gjithashtu të shpenzojë gati 5 miliardë dollarë gjatë 5 vjetëve të ardhshëm për riparimin dhe mirëmbajtjen e parqeve kombëtare të Amerikës.

//ze//

XS
SM
MD
LG