Lidhje

Një zjarr në naftësjellësin e sapohapur të Irakut  mundet të jetë sabotazh - 2003-08-16


Zyrtari më i lartë i ministrisë irakiane të naftës thotë se një zjarr në naftësjellësin e sapohapur që eksporton naftë drejt Turqisë, mundet të jetë pasojë e sabotimit.

Thamer Ghadban tha sot se shpërthimi dhe zjarri në naftësjellës ka më shumë të ngjarë të jenë shkaktuar nga një bombë.

Naftësjellësi 950 kilometra i gjatë u mbyll dje, ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të shuanin zjarrin në veri të qytetit irakian të Baijit. Fircat amerikane dhe punëtorët irakianë të naftës po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Ky naftësjellës, që shkon nga Iraku Verior drejt portit të Mesdheut Ceyhan të Turqisë, ishte mbyllur që prej fillimit të luftës, por sapo ishte hapur të mërkurën.

Po sot gjetkë në Irak, një ushtar amerikan u plagos lehtë kur atokolona e tij, u sulmua pranë qytetit Baquba, në veri-lindje të Bagdadit. Ky qytet ka qenë skenë e disa përleshjeve midis trupave amerikane dhe kryengritësve, që mendohet të kenë lidhje me Sadam Huseinin.

//ze//

XS
SM
MD
LG