Lidhje

Mijëra vetë marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore të vdekjes së Elvis Presly-t para 26 vjetësh - 2003-08-16


16 gushti është 26-vjetori i vdekjes së këngëtarit Elvis Presley. Me këtë rast mijëra vetë u mbledhën pranë shtëpisë së tij Grejsland në Memfis të shtetit Tenësi.

Rreth 5 mijë të apasionuar të tij ndodheshin të premten në radhë, kur u hapën dyert e shtëpisë për vigjiljen e përvitshme me qirinj ndezur pranë varrit të kësaj legjende të rock-and-roll-it. Mijëra të tjerë iu bashkuan procesionit, i cili vazhdoi deri të shtunën herët.

Zyrtarë në Memfis thonë se rreth 35 mijë vetë morën pjesë në ceremonitë përkujtimore të Javës së Elvisit. Disa prej tyre udhëtuan qindra, madje mijëra kilometra, për të marrë pjesë në këto ceremoni. Një burrë nga Ohajo tha se ka vizituar shtëpinë e Elvis Presley-t çdo 16 gusht që nga vdekja e këngëtarit në vitin 1977.

Kjo datë shoqërohet me një javë veprimtarish, përfshirë koncerte, konkurse imituesish të Elvisit, vizita speciale në shtëpinë Grejsland, shfaqje të filmave të tij.

Gjithashtu përkundër një shume prej 35 dollarësh, që i kalon një organizate bamirëse e cila merret me përkujdesjen për kafshët, vizitorëve u jepet shansi të notojnë në pishinën e shtëpisë në Memphis, ku Elvisi jetonte para se të shpërngulej në Grejsland. //az//

XS
SM
MD
LG