Lidhje

Teherani zmbraps plane të terroristëve të al-Qaidës për sulme në Iran - 2003-08-17


Irani thotë se ka zmbrapsur plane të terroristëve të al-Kaidës për sulme në këtë republikë islamike.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve citon shefin e sigurisë kombëtare, Hassan Rohani, të jetë shprehur se al-Kaida kishte në plan të kryente një numër sulmesh terroriste në Iran. Ai nuk dha hollësi dhe as përmendi emra të dyshuarish. Kohët e fundit Teherani tha se mund të bënte përpjekje të gjykonte disa anëtarë të dyshuar të al-Qaidës që po mban, po qe se nuk mund të ekstradohen në vendet e tyre.

Irani thotë se nuk do t’ia dorëzojë asnjë prej tyre Shteteve të Bashkuara. Zyrtarë sauditë thonë se Irani po mban 15 anëtarë të rëndësishëm të al-Kaidës, përfshirë të birin e Osama bin Ladenit, Saadin.

//ze//

XS
SM
MD
LG