Lidhje

Zjarret dëmtojnë naftësjellësin irakian; sabotimi thuhet të jetë shkaku i ndërprerjes së furnizimit me ujë - 2003-08-17


Dy zjarre në një tubacion nafte në Irak dolën të djelën jashtë kontrollit, ndërsa një shpërthim, i kryer nga sabotatorët, krijoi një të çarë të madhe në një rezervuar gjigand uji të Bagdadit, duke ndërprerë furnizimin me ujë të kryeqytetit.

Gjithashtu, njoftohet se 6 vetë u vranë në një burg në periferi të Bagdadit dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga një sulm me mortaja.

Thuhet se zjarret në naftësjellësin, që eksporton naftë, janë në një distancë të vogël nga njeri tjetri afër qytetit Baixhi. Zjarri i parë filloi të premten, ndërkohë që i dyti filloi të shtunën vonë. Autoritetet amerikane e cilësuan zjarrin e parë një akt sabotazhi, por nuk kanë përcaktuar ende shkakun e zjarrit të dytë.

Autoritetet thonë se tubacioni i naftës, element kyç për ripërtëritjen ekonomike të Irakut të pas luftës, do të qëndrojë i mbyllur deri muajin e ardhshëm për t’u riparuar. Naftësjellësi u hodh në erë vetëm dy ditë pas fillimit të eksportit të naftës në Turqi, për herë të parë që prej fillimit të luftës.

Ndërkohë, hollësitë rreth sulmit në burgun në periferi të Bagdadit nuk janë të qarta. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se 3 të burgosur u vranë nga 3 predha mortajash dhe 3 të tjerë vdiqën më vonë në spital.

//az//

XS
SM
MD
LG