Lidhje

Të paktën 17 të vdekur nga shpërthimi në Bagdad - 2003-08-19


Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thanë se të paktën 17 veta humbën jetën nga shpërthimi i një kamioni bombë kundër selisë së OKB-së në Bagdad, përfshirë përfaqësuesin e saj kryesor në këtë vend.

Zyrtarët thonë se të paktën 100 veta të tjerë u plagosën nga shpërthimi i djeshëm. Shpërthimi bëri që pjesë të ndërtesës me zyrat e OKB-së të shëmbeshin, përfshirë edhe zyrën e përfaqësuesit të sekretarit të përgjithshëm në Irak, Sergio Vieira de Mello. Zoti de Mello i shpëtoi shpërthimit, po vdiq më vonë nga plagët, ndërsa mbeti i bllokuar nën rënoja. Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thanë se 16 viktimat e tjera ishin punonjës irakianë dhe ndërkombëtarë.

Presidenti Bush i cilësoi autorët e shpërthimit armiq të botës së qytetëruar dhe theksoi se vrasësit nuk do të lejohen të vendosin të ardhmen e Irakut. Ai tha se sulmi i sotëm është edhe një shenjë tjetër se përkrahësit e regjimit të përmbysur të Sadam Huseinit janë në gjendje të dëshpëruar për shkak të përparimit të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në procesin për rindërtimin e Irakut të lirë.

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thanë se ndërkohë që është tepër herët të dihen autorët e sulmit, dyshimet bien mbi grupin terrorist Ansar al-Islam, që ka lidhje me al-Kaidën. Ky grup dyshohet gjithashtu të ketë kryer sulmin e 7 gushtit kundër ambasadës jordaneze në Bagdad, ku humbën jetën 17 veta.

//ze//

XS
SM
MD
LG