Lidhje

Katër persona dënohen me vdekje Në Marok - 2003-08-19


Në Marok, një gjykatë dënoi me vdekje katër persona të gjetur fajtorë nën akuzat për vrasje me qëllim në lidhje me shpërthimet vetëvrarëse të 16 majit në Kazablanka, në të cilat humbën jetën 45 veta, përfshirë autorët e shpërthimeve.

Katër parsonat e dënuar me vdekje janë mes 87 të pandehurve në lidhje me këtë çështje. 37 të pandehur u dënuam me burgim të përjetshëm. Të tjerët u dënuan me periudha të ndrysme burgimi, duke filluar nga 10 deri në 30 vjet.

Autoritetet thonë se të dënuarit i përkasin një grupi islamik ultrakonserrvator që këshillon përdorimin e dhunës kundër interesave amerikane dhe hebrenjëve në Marok, si edhe kundër myslimanëve marokenë që sipas tij nuk i zbatojnë ritet fetare në mënyrë të përpiktë.

XS
SM
MD
LG