Lidhje

Luftëtarë kurdë kapin ish nënpresidentin Taha Ramadan - 2003-08-19


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se është kapur ish nënpresidenti i irakut, Taha Yasin Ramadan. Ata thonë se luftëtarë kurdë irakianë e kapën zotin Ramadan dje në Irakun verior dhe ua dorëzuan atë forcave amerikane.

Po sot, zyrtarë të lartë të Bashkimit Patriotik të Kurdistanit u thanë gazetarëve se luftëtarët e grupit e kanë kapur ish nënpresidentin në qytetin e Mosulit dhe e kanë transferuar atë në Sulejmania.

Ish nënpresidenti irakian radhitet i 20-ti në listën amerikane të 55 anëtarëve më të kërkuar të regjimit të përmbysur irakian.//xh//

XS
SM
MD
LG