Lidhje

”A më ngjan njeri tjetër mua?” Raca dhe kultura në SHBA - 2003-08-19


Si evropiano-amerikane e bardhë, e cila është rritur në Shtetet e Bashkuara, Donna Jackson, nuk ishte e përgatitur për reagimet që ajo dhe bashkëshorti i saj japonezo-amerikan do të hasnin kur atyre u lindi fëmija e parë 10 vjet të shkuara.

Donna Jackson Nakazawa tërheq vëmendjen ndaj çështjeve shumëraciale në librin e saj ”A më ngjan njeri tjetër mua?”. Probleme të tilla përbëjnë shqetësim personal për rreth 4,5 milionë fëmijë dhe të rinj amerikanë nën moshën 18 vjeçare.

Ajo e dinte se dalja me vajzën dhe djalin, që kishin tiparet aziatike të të atit dhe flokët biondë të së ëmës, do të shkaktonte mjaft komente.

”Hyja në një dyqan ushqimesh dhe dikush do të thoshte: ”Si është e mundur që ky është yt bir?”, ”Ç’racë është?” ose ”Nuk të ngjan aspak ty”. E dija se këto komente nuk ishin keqdashëse dhe nxiteshin nga kurioziteti. Nganjëherë njerëzit ishin inkurajues dhe thoshin se im bir kishte tipare të bukura apo ekzotike. Por, me kalimin e kohës, kisha dëshirë të dija se si këto situata po ndikonin tek fëmijët e mij”.

Autorja Donna Jackson Nakazawa thotë se libri i saj është shkruar me synimin për të shërbyer si orientues për prindërit që kanë fëmijë me raca të përziera.

”Që në në fillim ne krijuam një ndjesi normaliteti ndaj faktit se fëmija ka tipare të racave të ndryshme. Nuk është kurrë tepër herët, që tu flasësh fëmijëve rreth racës dhe larmisë raciale, por jo ta teprosh. Për të vegjëlit unë rekomandoj që prindërit ta mbushim shtëpinë me libra përrallash, kukulla, lojra e gjithfarë gjërash që pasqyrojnë larminë raciale në shtëpinë tonë. Shtëpia jonë është e mbushur me libra ku personazhe janë fëmijë me tipare të përziera”.

Për të shkruar këtë libër, zonja Jackson Nakazawa kontaktoi të rinj të racave të përziera nga çdo zonë e Shteteve të Bashkuara dhe është bindur se ata janë krenarë për kulturat e tyre, megjithatë, thotë ajo, ka dy momente-kyçe kur këta fëmijë ndjehen ngushtë.

”Momenti i parë për ta është në klasën e dytë a të tretë, kur fëmijët e tjerë kategorizojnë të gjithë rreth tyre dhe thonë: ”Kush është më i shpejti, më i gjati, më i shkurti apo me lëkurë më të errët. Shumë probleme dalin në sheshin e lojrave dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje tek këta fëmijë. Kurse momenti i dytë është në moshën 13-15-vjeçare, kur fillojnë të dalin probleme që lidhen me takimet e para dhe nxënësit fillojnë të ulen në tavolina të veçanta në mencën e shkollës”.

Zonja Jackson Nakazawa thotë se përvoja të tilla të dhimbshme shpesh mund të krijojnë karaktere të forta tek të rinjtë e racave të përziera.

Ajo mendon se përvojat prej racave të ndryshme bëjnë të mundur mirëkuptimin ndërmjet kulturave të ndryshme.

Në libër ajo citon një 20-vjeçare, prindërit e së cilës janë njëri afrikano-amerikan e tjetri hebre amerikan me origjinë nga Rusia.

“Njerëzit, thotë ajo, janë të detyruar t’i shohin njerëz dhe familjet me raca të ndryshme nga një këndvështrim tjetër, sepse, në se ti urren dikë, ky person mund të jetë pjesëtar i familjes tënde para shumë brezash”.//ii

XS
SM
MD
LG