Lidhje

Pauëll: SHBA po punon për një rezolutë të re të OKBsë në Irak - 2003-08-20


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, tha se Uashingtoni, po punon për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara që do të inkurajonte më shumë vende të ndihmojnë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Iraq.

Duke folur sot në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, Sekretari Powell tha se diplomatët amerikanë do të fillojnë së shpejti bisedimet me vendet anëtare për formulimin e një rezolute të re.

Mirëpo, ai nuk la të kuptohej se Shtetet e Bashkuara do të pakësonin kontrollin e tyre mbi operacionet në Irakun e pasluftës.

Nga ana e tij, zoti Anan tha se roli i Shteteve të Bashkuara nuk duhet ngatërruar me atë të organizatës botërore në Irak. Ai shtoi se nuk ka në plan të dërgojë paqeruejtës të Kombeve të Bashkuara në Iatë vend.

Shefi i OKB-së u kujtoi gazetarëve se Këshilli i Sigurimit nuk kishte votuar në fillim të vitit për të mbështetur luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Por, ai tha se arritjet e organizatës botrërore në Irakun e pasluftës kanë qenë mjaft të mëdha, megjithë mosmarrëveshjet me Uashingtonin.

Gjermania, Rusia dhe Franca kanë shprehur gatishmërinë të marrin pjesë në operacionet e pasluftës në Irak, por vetëm nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Të tre vendet kundërshtuan ndërhyrjen ushtarake në Irak.

XS
SM
MD
LG