Lidhje

Annan: Sulmi i djeshëm nuk do ta ndalë punën e OKB-së në Irak - 2003-08-20


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan thotë se OKB-ja do ta vazhdojë punën e saj në Irak, pavarësisht nga sulmi me bombë i ditës së djeshme në zyrat e OKB-së në Bagdad.

Zoti Annan tha sot në një konferencë shtypi në Stockholm se Kombet e Bashkuara nuk do të frikësohen. Ai shtoi se do të diskutojë në lidhje me çështjet e sigurisë dhe çfarë duhet bërë me Këshillin e Sigurimit gjatë ditës së sotme.

Të paktën 17 persona u vranë gjatë një sulmi me një makinë-bombë në Bagdad, midis të cilëve edhe përfaqësuesi kryesor i OKB-së në Irak, Sergio Vierira de Mello. Në këtë sulm u plagosën më tepër se njëqind vetë. Mes viktimave ka punonjës irakianë të OKB-së, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Një zëdhënës i OKB-së në Bagdad tha se numri i të vdekurve mund të rritet, përderisa shumë prej tyre mendohet se mund të jenë ende nën rrënoja.

Zyrtarët e shefit të OKB-së dhe ata të amerikanë të mbrojtjes thonë se nuk e dinë se kush fshihet prapa këtij sulmi. Por disa zyrtarë amerikanë thonë se mund të jetë vepër e organizatës Ansar al-Islam, e cila mendohet të ketë lidhje me rrjetin terrorist të Al-Kaidës.

Ky organizatë, gjithashtu dyshohet se mund të jetë autore e sulmit me bombë të 17 gushtit, në ambasadën jordaneze në Bagdad, ku u vranë 17 persona.// lk //

XS
SM
MD
LG