Lidhje

Familjet e 270 viktimave të avionit Pan Am në Lokërbi nga 10 milion dollarë - 2003-08-20


Zyrtarët amerikanë thonë se Libia ka filluar transferimin e 2,7 miliardë dollarësh në një fond për familjet e viktimave të hedhjes në erë të një avioni mbi Lockerbie të Skocisë në vitin 1988.

Libia dënoi javën e kaluar terrorizmin dhe ra dakord me një marrëveshje kompensimi sipas së cilës do t’u paguajë deri në 10 milionë dollarë familjeve të secilit nga 270 personat e vrarë kur një bombë hodhi në erë avionin e linjës Pan Am mbi Lockerbie.

Britania dhe Bullgaria reaguan të hënën duke paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kërkohet që t’u jepet fund sanksioneve ndaj Libisë. Por Franca ka kërcënuar se do të vërë veton për projektin, pasi ajo kërkon një kompensim më të lartë nga Libia për hedhjen në erë të një avioni francez mbi Niger në vitin 1989.

//rd//

XS
SM
MD
LG