Lidhje

Një armë e re në luftën kundër kancerit - 2003-08-21


Një armë e re në luftën kundër kancerit. Disa ilaçe, të cilat ende janë në fazë ekperimentimi, synojnë t’i luftojnë tumoret, duke ngadalësuar, apo ndalur rritjen e tyre, duke mos i furnizuar ato me gjak. Mjekët thonë se kjo metodë e re, gjithashtu ka më pak efekte anësore se kimioterapia e zakonshme.

Tre vjet më parë, Earl Woodardin e diagnostikuan me kancer të zorrës së trashë, shkalla e katërt. Pacientët me këtë diagnozë, zakonisht, nuk jetojnë më tepër se një vit e gjysëm. Por në qendrën mjekësore të Universitetit Duke, të Karolinës së Veriut, studjuesit nuk po i reshtnin kërkimet për gjetjen e një metode të re në luftën kundër kancerit. Pas 30 vjet studimesh ata më në fund, duket se po arrijnë sukses.

Mjekët po luftojnë të ashtuqujturën ”angiogjenezë”. Në vend që të sulmojnë tumorin, ata përpiqen të ndalin zhvillimin e enëve të gjakut që ushqejnë tumorin. Pra, duke ndërprerë rritjen e tij. Veç mjekimit me kemioterapi, Woodardit i dhanë një ilaç ekperimental të quajtur Avastin. Tani, pas tre vjetësh, analizat tregojnë se kanceri është zhdukur. Rasti i tij është tepër i rëndësishëm. Mjekët thonë, se në mesataren e përgjithshme, kur pacienti mjekohet me avastin, atij i shtohen 5 muaj jetë. Për studjuesit, që e masin përparimin me hapa të vegjël, ky mund të jetë një hap i madh.

Në se ilaçet e angiogjenezës kanë efekt ndaj formave të tjera të kacerit, ato mund të bëhen një pjesë e rëndësishme e arsenalit të mjekëve.

"Shpresojmë se një punë e vazhdueshme në këtë fushë do të ketë rezultat", thotë mjeku Mark Dewhirst. Earl Woodward thotë se nuk e di me siguri në se e shpëtuan ilaçet apo lutjet e njerëzve të tij të afërm.

//rd//

XS
SM
MD
LG